Vjollca Robelli Mripa (AJO) vjen sot nga ora 20:00 në Etno Fest 2025!
Zëri i saj i thellë, ritmet që bashkojnë folklorin me xhazin dhe forca artistike që prek zemrën. Në këtë edicion, ajo sjell një performancë që shkon përtej muzikës: një rrëfim, një emocion, një udhëtim!
Ceylan Taci një artiste shqiptare që jeton dhe vepron në Belgjikë por që kultivon muzikën shqip duke i dhënë një kahje kontemporane. Këtë vit për herë të parë sonte nga ora 19:00 do të sjellë në Etno Fest një performancë të veçantë dhe të paharrueshme.
Daullexhij e zurlaxhi nën udhëheqjen e Dilaver Kryeziut do t’i badhkangjiten Leonard Cakollit - një baterist, këngëtar/kitarist dhe kompozitor francez 24-vjeçar, aktiv profesionalisht që nga viti 2019, veçanërisht përkrah kitaristit te njohur amerikan ‘Adam Bomb’, me të cilin ka bërë turne nëpër gjithë Evropën, Mbretërinë e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Meksikë, si dhe ka qenë në hapje të koncertit të grupit legjendar të Hard Rock ‘Scorpions’ në Finlandë. Leonard Cakolli ka regjistruar gjithashtu një album me producentin e famshëm të Michael Jackson dhe Scorpions, ‘Dieter Dierks’. Ai është gjithashtu kitarist dhe këngëtar i grupit të tij nga Lille, ‘The Ladyboys’.
Sonte, në Etno Fest, ju ftojmë të bashkoheni me ne për një performancë të veçantë me 12 kajde me def, një ritëm që zgjon shpirtin dhe ngjall kujtesën e moçme të trojeve tona. Defatorët nga Gjakova Shpejtim Smaqi dhe Besnik Qeli, me mjeshtëri të rrallë dhe pasion, do të sjellin një valë këngësh me 12 kajde me defa nga zona te ndryshme etnografike shqiptare – një rrëfim përmes ritmit, që lidhet me historinë tonë, me festën dhe me jetën!
HTML Builder