Një shfaqje që reflekton mbi identitetin, kulturën dhe sfidat e jetës në një shoqëri të diversifikuar. Personazhet përballen me diskriminim, paragjykime dhe dilema identitare, duke ngritur pyetje të thella mbi origjinën dhe përkatësinë e tyre.
Një thirrje për dialog dhe mirëkuptim ndërkulturor në botën moderne.
Sponzor gjeneral për Etno Fest 2025 - BPB (Banka e vendit tënd)
Kenia, një trupë e jashtëzakonshme akrobatësh, valltarësh dhe artistësh që sjellin me vete ritmin dhe energjinë unike të Afrikës! Një eksperiencë e jashtëzakonshme në Kukaj na pret ku dy kultura të ndryshme gërshetohen përmes artit!
Sponzor gjeneral për Etno Fest 2025 - BPB (Banka e vendit tënd)
Bazuar në “Liza në maj” nga Zsolt Posgai nga regjisori Ilir Bokshi
Në një qytet të vogël, në pritje të një mrekullie që nuk vjen kurrë, Liza endet mes kujtimeve, ëndrrave dhe realitetit që zhgënjen. E ngërthyer nga dëshira për dashuri, përmbushje dhe kuptim, ajo përpiqet të gjejë fatin e saj – por përpjekjet e saj përplasen vazhdimisht me absurditetin dhe groteskun e botës përreth. “Streha e nemun” është një tragjikomedi për vetminë, shpresën e pashuar dhe humbjet e vogla të përditshme që na ndjekin në kërkim të vetes.
Sponzor gjeneral për Etno Fest 2025 - BPB (Banka e vendit tënd)
Kur ngacmimi shkon shumë larg, një grup adoleshentësh përfshihet në një vdekje të papritur dhe vendos ta fshehë të vërtetën. Por kur dikush tjetër akuzohet për krimin, a do ta pranojnë fajin? Shafqja “ADN” nga Dennis Kelly, me regji të Fatos Berishës nga Teatri Shqiptar i Shkupit sjell një dramë të shkruar për të rinjtë, vë në pikëpyetje reagimin e shoqërisë ndaj mizorisë, ngacmimit, presionit të grupit dhe mentalitetit të turmës.
Sponzor gjeneral për Etno Fest 2025 - BPB (Banka e vendit tënd)
Dija dhe Vesa, dy gra të ndara nga realitete të ndryshme, por të lidhura nga e njëjta barrë e padukshme: depresioni pas lindjes. Përmes tyre zbërthehet një histori që nuk është thjesht personale, por një klithmë kolektive. Në errësirën e brendshme ku përzihen ndjenja faji dhe paaftësie, ato ballafaqohen me një botë që u refuzon të drejtën për të qenë të thyeshme. Në një sistem ku “nënat janë heroinat e heshtura,” ky rrëfim i guximshëm nuk pyet për leje – ai sfidon tabutë dhe i detyron të gjithë të shohin atë që duan të injorojnë. Histori intime e dy grave. Shfaqja shndërrohet në një udhëtim prekës dhe shpeshherë i papritur.
“Jam unë Ajo” nga Valmira Thaqi dhe Dituri Neziraj , me regji të Erson Zymberit nuk është vetëm për nënat, por për të gjithë ata që ndihen të pakuptuar, të lodhur, të mbingarkuar nga pritshmëritë e shoqërisë.
Sponzor gjeneral për Etno Fest 2025 - BPB (Banka e vendit tënd)
Nga Mentor Zymberaj shaqja "Arka Box" trajton temën e shpërnguljes së të rinjve, pasojat individuale , familjare dhe te shoqerise ... Ngjarja zhvillohet në një familje ku djali i madh sakrifikon studimet dhe largohet ilegalisht për të ndihmuar në shërimin e vëllait të vogël. Ai burgoset, dhe kur mëson se vëllai ka vdekur, zemërimi e fut në telashe të tjera. Babai vdes nga dhimbja, ndërsa vajza, Mira, largohet e zhgënjyer që veprat e të atit nuk u vlerësuan. Më vonë ajo i përkthen dhe i publikon ato. Nëna, pas viteve të pritjes, vdes duke lënë një arkë me kujtime dhe një letër ku i kërkon të birit të mos e braktisë vendin dhe të kujtojë familjen.
Sponzor gjeneral për Etno Fest 2025 - BPB (Banka e vendit tënd)
Nga Ard Islami prej Teatrit Muharrem Qena komedia "Provinca" nuk është thjesht një komedi por një pasqyrë e guximshme e jetës politike dhe sociale, e mbushur me personazhe e situata që, megjithëse shpesh absurde, janë të njohura për secilin prej nesh. Në këtë shfaqje, do të qeshim me realitetin, me hipokrizinë dhe paradokset e pushtetit, me premtimet boshe dhe me lojërat e politikës që i njohim të gjithë.
Sponzor gjeneral për Etno Fest 2025 - BPB (Banka e vendit tënd)
Mobirise