Për 11 ditë me radhë artin shqiptar, të kuruar me kujdes,
nën dritën e krijimeve më të njohura vendore.
Ku tradita shqiptare ngjallet përmes interpretuesve dhe grupeve më të njohura të vendit.
Skena të gjalla ku tradita shqiptare ringjallet me pasion, përmes shfaqjeve vendore të kuruara me kujdes dhe të interpretuara nga trupat dhe grupet më të njohura të vendit.
Etnoneja me këngë shqiptare të kuruara me kujdes për 11 netë,
të udhëhequra nga bendët më të njohura në vend!
Festival i Arteve dhe Kulturës Tradicionale
Festival of Arts and Traditional Culture
Çdo gjë fillon në fitin 2009 kur në fshatin Kukaj (një fshat me vetëm tre shtëpi banimi) xhirohej filmi "Gomarët e Kufirit" ku pas përfundimit të xhirimeve, aktori Bislim Muçaj, i mrekulluar nga pamjet magjike të këtij fshati të braktisur e blen një shtëpi rrënojë dhe e fton shokun e tij, profesorin e artit skenik, Fadil Hysaj që ta vizitojë këtë fshat. I maxhepsur me bukurinë e këtij fshati Fadil Hysaj e blen një tokë me shtëpi të cilën e veshë me gurë, ndërsa shtëpinë e vjetër që përdorej si ahur për kafshë në vitin 2010 do ta ktheje në Etno Teatrin e parë në Kosovë, ku me 26 maj 2010 do të jepet premiera e shfaqjes << Dardha pas bunarit >> e Arta Arifit, në regji të Iliriana Arifit. Rregullimi i oborrit, duke e respektuar reliefin kodrinor, imponuan kriimin e kaskadave të cilat, i dhanë formën dhe idenë e ndërtimit të një amfiteatri të ardhshëm në të cilin në shtator të vitit 2011 do të fillojë ngjarja më e madhe kulturore ETNO FEST, festivali i Arteve dhe Kulturës Tradicionale. Në ndërkohë në vitin 2010 është blerë nga mjeku Ilaz Hysaj shtëpia më e vjetër e kësaj ane e cila pas renovimit do të shërbejë gjatë festivalit si vend autokton për biseda odash, promovime librash, etno performanca, ekspozita dhe shfaqje teatrore.
AI Website Builder